Këta janë veteranët e VV-së që nuk e kaluan pragun për deputet

Aktuale

Këta janë veteranët e VV-së që nuk e kaluan pragun për deputet

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 12:31
Këta janë veteranët e VV-së që nuk e kaluan pragun për deputet

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit duke marr mbi 200 mijë vota. Por disa nga deputetët figura të vjetra të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë arritur votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Sami dhe Ismail Kurteshi të cilët kanë qenë deputet në mandatet e kaluara nuk e kanë arritur pragun për deputet.

Kështu ka thënë një burim brenda VV-së. Përveç dy ish deputetëve Kurteshi pragun nuk e ka kaluar as Xhelal Sfeçla dhe Shemsi Syla.

Sipas rezultateve që ende nuk janë certifikuar Vetëvendosje do të përfaqësohet në Parlament me 32 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat