Mesiç: Serbia do të ketë vështirësi të marrë një vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës

Aktuale

Mesiç: Serbia do të ketë vështirësi të marrë një vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 11:18
Stipe Mesiç

Kundërshtojë zërat që paralajmërojnë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo çfarë duhet të bëhet shumë shpejt është hapja e kufijve për qytetarët e Kosovës. Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, i cili mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e ka vlerësuar si një vendim të keq të Bashkimit Evropian.

Ish i pari i shtetit kroat thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë, por është pesimist se Serbia do të marrë ndonjë vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës.

 Mesiq: Gjithmonë kam qenë kundër ndryshimit të kufijve

“Gjithmonë kam qenë kundër ndryshimit të kufijve, duhet të hapim kufijtë dhe të bashkëpunojmë dhe të mos ndërrojmë territoret”, thotë Mesiç.

Mesiç po ashtu i bën thirrje Bashkimit Evropian që të hapen kufijtë për qytetarët e Kosovës, që të udhëtojnë dhe të shkëmbejnë idetë e kapitalin e tyre.

Mesiq: Serbia do të ketë vështirësi të marrë një vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës

“Ky dialog duhet të bëhet sepse këto janë vende fqinjë. Për shkak të çështjeve të brendshëm, Serbia do të ketë vështirësi të marrë një vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës. Ajo se çfarë duhet të bëhet shumë shpejt, është hapja e kufijve për qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë, t’i shkëmbejnë idetë dhe kapitalin e tyre dhe për ta bërë atë të duken si kufij evropian”, pohon Mesiç.

Ndërkaq, për vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mesiç thotë për KosovaPress, se ka qenë vendim i keq dhe i dëmshëm për rajonin. 

Mesiq: Evropa Juglindore duhet të hyjë sa më parë në BE

“Unë mendoj se ky është një vendim i keq i BE-së, sepse vetëm Evropa e bashkuar mund të jetë një faktor serioz në botë... Në mënyrë që Evropa të jetë një faktor i tillë në botë, Evropa Juglindore duhet të hyjë sa më parë në BE”, thotë ai.

Mesiç ka qenë president i Kroacisë nga viti 2000 deri në vitin 2010, dhe ka shprehur gjithmonë mbështetjen e tij për shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat