“Isa Mustafa po do t’ia bëj Albin Kurtin atë që ia bëri Hashim Thaçit”

Aktuale

“Isa Mustafa po do t’ia bëj Albin Kurtin atë që ia bëri Hashim Thaçit”

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Kurti dhe Mustafa

Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka folur për deklaratat e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa karshi koalicionit të mundshëm me VV-në.

Mustafa paralajmëroi në një intervistë televizive se nëse nuk bëhet koalicioni me VV-në, atëherë partia e tij shkon në opozitë, shkruan lajmi.net.

E kjo sipas Krasniqit, është shenjë se Isa Mustafa po do t’ia bëj të njëjtën Albin Kurtin, ashtu si ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.

Kjo në kontekstin e plotësimit të dëshirave partiake.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Ndoshta unë nuk marr vesh fort në politikë, por nga sa e deshifrova intervistën e mbrëmshme të Isa Mustafës te Leonora (RTV 21), Isa e kish ndërmend me ia ba Albinit gati njësoj si Hashimit në vitin 2014. Në stilin se ne shkojmë në opozitë nëse nuk na i plotësoni dëshirat, e kish ndërmend me e marrë pjesën më të madhe të tortës së pushtetit. Hashimi atëherë nuk kishte alternativë tjetër, as Albini nuk ka tjetër alternativë. (Mbaj mend një slogan të LDK-së, të cilin e kam pasë lancuar unë në vitin 1998, “LDK, po kush tjetër”) Isa e përsëriti disa herë qëndrimin: “Unë jam shefi!” Aq të disponuar sa mbrëmë, Isën nuk e kam parë as kur ka qenë kryeministër. Po get, do të bëhet edhe më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat