Ky është deputeti shqiptarë që shpalosi flamurin kombëtar në Parlamentin e Maqedonisë, fjalimi i tij çmendi maqedonasit

Aktuale

Ky është deputeti shqiptarë që shpalosi flamurin kombëtar në Parlamentin e Maqedonisë, fjalimi i tij çmendi maqedonasit

Nga: N.Sh Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 17:39
Sali Ramadani

Ishte viti 1997, atëherë kur shqiptarët në ish-Jugosllavi ishin kombi më i shtypur nga regjimi serb, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në vitet e 90-ta veçse kishin filluar aksionet e para kundër atij regjimi, madje në Kosovë në disa pjesë edhe luftohej.

Në po atë vit, pra në vitin 1997, doli një shqiptar edhe në Maqedoni ku çmendi maqedonasit nga Parlamenti i tyre.

Sali Ramadani, deputeti shqiptar nga foltorja e Kuvendit shpalosi flamurin kombëtar ku i paralajmëroi maqedonasit se shpejt ky flamur do të jetë zyrtarë, madje ai kishte thënë se po në atë Parlament do të flitet edhe shqip, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai gjithashtu kishte thënë se nuk ka aspak frik prej tyre.

“Mos u frikësoni, nuk kafshon ky! Do të vijë dita që ky flamur të jetë zyrtarë, do të vijë dita që në këtë parlament do të flitet Shqip. Unë nuk kam frikë nga ju, nëse nuk e dini, unë jam nipi i Mefailave të Zajazit. Unë jam Sali Ramadani”, kishte thënë deputeti shqiptar nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat