Shqiptarët e Kosovës rrihen mes vete në autobusin që ishte nisur për Gjermani

Aktuale

Shqiptarët e Kosovës rrihen mes vete në autobusin që ishte nisur për Gjermani

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa persona nga Kosova janë rrahur mes vete gjatë udhëtimit të tyre me autobus drejtë Gjermanisë.

Përleshja fizike ka ndodhur saktësisht në stacionin e autobusëve në Ausburg, kurse sipas medias, mosmarrëveshjet kishte filluar që në momentin kur autobusi kishte mbërritur në Hungari.

Si pasojë e përleshjes fizike ka edhe persona të lënduar, ndërsa në të ishin përdorur edhe mjete të forta, një prej tyre edhe thikë.

Policia gjermane tashmë ka arrestuar disa persona, kurse udhëtarët ishin nisur nga Prishtina drejt Shtutgartit të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat