Avdyli: Këto dy të mira i ndodhën shëndetësisë me përfundimin e zgjedhjeve

Aktuale

Avdyli: Këto dy të mira i ndodhën shëndetësisë me përfundimin e zgjedhjeve

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 20:50
Haxhi Avdyli

Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili ka siguruar mandatin e deputetit edhe për legjislaturën e re, ka thumbuar keq ish-ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Avdyli përmes një postimi në Facebook ka thënë se me përfundimin e zgjedhjeve kanë ndodhur dy gjëra të mire për shëndetësinë kosovare.

E para sipas tij është “humbja” e ish-ministrit Ismaili dhe e dyta aktivizimi i Sindikatës së Mjekëve.

“Me përfundimin e zgjedhjeve 2 gjëra të mira po ndodhin për shëndetësinë. Ish-Ministri Ismaili ka humbur dikah, si duket shëndetësinë e kishte trampolinë politke ,sepse më spo interesohet që ta “ndreqi” shëndetësinë. Dhe lajmi i dytë i mirë është që Sindikata e Mjekëve pas 2 vite pauzë është aktivizuar shumë për “mirën” e shëndetësisë”, ka shkruar Avdyli.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat