Zgjedhja e kryeministrit, edhe Avni Zogiani i reagon Lutës

Aktuale

Zgjedhja e kryeministrit, edhe Avni Zogiani i reagon Lutës

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 23:37
Avn Zogiani

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Avn Zogiani ka reaguar ndaj deklarimeve të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, se zgjedhja e kryeministrit të ardhshëm të vendit duhet të kalojë nëpër zyrat e kësaj partie.

Zogiani në një postim në Facebook shkruan se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të kishte mundur e vetme të kapë shtetin ‘pa pasur njerëz nëpër parti relevante’.

“Në fund të fundit, PDK-ja e vetme kurrë s'do kishte mundur ta kapte shtetin në shkalle kaq flagrante, pa pasur njerëz nëpër parti relevante”, shkruan Zogiani, pas deklarimeve të Hazirit se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie.

Më herët, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar ndaj deklarimeve të Hazirit, duke thënë se ato nuk i bëjnë nder LDK-së.

Ndryshe, zyrtarët e të dyja partive kanë thënë se nuk janë marrë vesh ende për ndarjet e posteve ministrore, por kreu i LDK-së Isa Mustafa të premten tha se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. 

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, pasi sistemi aktual zgjedhor në Kosovë asnjë partie nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat