Ministri holandez: I takon Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje të pranueshme

Aktuale

Ministri holandez: I takon Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje të pranueshme

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, beson se është thelbësore që të  vazhdohet sa më shpejtë dialogu Kosovë-Serbi.

Ai deklaroi se duhet treguar shumë të kujdesshëm sa i përket idesë së ndarjes së njerëzve në baza etnike, veçanërisht duke pasur parasysh konfliktet që kanë ndodhur në rajon në të kaluarën.

Bloku, i cili ishte sot për vizitë zyrtare në Serbi theksoi se çdo zgjidhje në lidhje me territoret duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ku nënkuptohen pikëpamjet e qytetarëve.

“Prandaj është thelbësore që ky proces të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të dyja vendet të përmbahen nga lëvizjet që dëmtojnë besimin e ndërsjellë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja ka rritur angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe që i takon Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht.

Bloku, tha gjithashtu se Holanda mbetet e shqetësuar për mungesën e përparimit të Serbisë në luftën kundër korrupsionit ose forcimin e pavarësisë së gjyqësorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat