Tashmë janë publikuar rezultatet përfundimtare të Lëvizjes Vetëvendosje, për secilin kandidat për deputet se sa vota i morën në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, shkruan gazeta “Bota sot”.
Në këto zgjedhje, befasia ishte se koalicioni Nisma – AKR- PD nuk e kaloi pragun.
Sipas rezultateve të KQZ-së, koalicioni Nisma – AKR – PD ka gjithsej 39.495 vota ose 4,96%.
E befasia tjetër është se vetëm Albulena Haxhiu, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete ka arritur ta “mposhtë” këtë koalicion me vota.
Haxhiu ka marrë gjithsej 45,665 vota, ose rreth gjashtë mijë më shumë sesa koalicioni në fjalë.
Më poshtë, rezultatet e KQZ-së për të gjitha partitë politike.
http://results2019.kqz-ks.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2