Limaj për Vetëvendosjen: Po të ishte VV-ja në vendin tonë do ta kallte...

Aktuale

Limaj për Vetëvendosjen: Po të ishte VV-ja në vendin tonë do ta kallte...

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 22:02
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se sikur Vetëvendosje të kishte problemin sikur Nisma me votat e ardhura nga Serbia, “do ta kallte KQZ-në”.

Ai ka thënë se “ata që po heshtin sot, po e bëjnë për shkak që të përfitojnë ulëset në Kuvend”.

“T’i kishte ndodhur kjo Vetëvendosjes, do ta kishin kallur KQZ-në deri tash. Ata po heshtin, nuk është e vështirë të dihet, Vetëvendosje ka heshtur në votat e serbëve, dhe po vazhdon të heshtë”, ka shtuar ai në Rubikon.

Koalicioni Nisma-AKR-PD, sipas votave të deritashme, është nën pragun zgjedhor prej 5 për qind. Me pranimin e më shumë se 3500 votave të ardhura nga Serbia shanset që kjo parti të kalojë pragun janë zbehur edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat