Albulena Haxhiu falënderon mërgatën që i dha VV-së deputetin e 32-të

Aktuale

Albulena Haxhiu falënderon mërgatën që i dha VV-së deputetin e 32-të

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:17
Albulena Haxhiu

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se 32 deputetë do të përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes.

Ajo ka falënderuar mërgatën falë së cilës ky subjekt e mori edhe një deputetë më shumë në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ❤

Falemnderit përzemërsisht për mbështetjen qytetarë të dashur që jetoni në Kosovë dhe ju mërgata jonë për mbështetjen e fuqishme.

Mbështetjen, do t’ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat