Tomë Gashi: Vëllai i Dino Asanajt ka ardhur nga Amerika dhe nuk ka guxuar ta nënshkruajë autorizimin

Aktuale

Tomë Gashi: Vëllai i Dino Asanajt ka ardhur nga Amerika dhe nuk ka guxuar ta nënshkruajë autorizimin

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:35
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Dino Asanaj nuk është vetëvra.

“Dino Asanaj është vetëvra aq sa jam i vetëvrarë unë tani në këtë emision”, ka thënë Gashi.

“Unë e di këtë. E dinë familjarët edhe vëllëzërit e tij”

“Vëllau i tij ka ardhur nga Amerika dhe nuk ka pasur guxim ta nënshkruajë autorizimin. Nuk ka guxuar të e nënshkruajë autorizimin dhe ka deklaruar se nuk guxon. Autorizimi edhe sot është blanko”, shton ai.

Ndërkohë ai ka treguar edhe disa fakte pse Hasanaj nuk ka kryer vetëvrasje.

“Ku është thika e kuzhinës me të cilën ai gjoja ka kryer vetëvrasje. Atë thikë nuk e ka as gruaja as familja. Nuk është kthyer. Ajo nuk është thikë ushtarake që të mbahet. Thika e kuzhinës duhet të i kthehet familjes”, tregon Tomë Gashi në emisionin DPT te Fidani.

“Pastaj nuk ka pasur mundësi që të fusë thikën në zemër pastaj të e heqë nga trupi vetë dhe të e fusë prapa në trup 12 herë me radhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat