Tomë Gashi me kërkesë urgjente për Aleksandër Lumezin

Aktuale

Tomë Gashi me kërkesë urgjente për Aleksandër Lumezin

Nga: N.Sh Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:09
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashii ka bërë një kërkesë urgjente dërguar kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit për rastin e vrasjes së Astrit Deharit.

Gashi këtë e ka konfirmuar përmes Facebookut, ku kërkon nga Lumezi që të ndikojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës që ajo të nxjerrë një aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve të Astrit Deharit

Postimi i plotë:

KËRKESA DËRGUAR KRYEPROKURORIRT TË SHTETIT

Kërkesa urgjente dërguar Kryeprorkurorit të shtetit z.Aleksandër Lumezi, me të cilën kërkohet që i njëjti në bazë të kompetencave të tij ligjore të ndikojë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës që ajo të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në rastin e vrasjes së Astrit Deharit.

Prokurorët e kanë obligim ligjor që ti zbulojnë vrasësit me emër dhe me mbiemër...!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat