Një muaj nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, rezultatet ende të pa certifikuara

Aktuale

Një muaj nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, rezultatet ende të pa certifikuara

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:09
Ilustrim

Sot janë bërë një muaj që nga dita kur u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Qytetarë të shumtë iu drejtuan kutive të votimit që nga ora 07:00 deri në ora 19 në mbrëmje.

Pavarësisht se procesi i zgjedhjeve në përgjithësi eci në mënyrë të mbarë, Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka arritur të publikojë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.

Nga votat e numëruara deri dje, përfshirë të rregulltat, ato nga Diaspora dhe pakot nga Serbia partia fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje.

Kësisoj LDK është renditur si parti e dytë dhe PDK parti e tretë, duke vazhduar kështu me partitë e tjera.

Në bazë të këtyre rezultateve koalicioni AKR-NISMA-PD mbetën pa kaluar pragun zgjedhor, duke kundërshtuar kështu vendimin e KQZ-së për numërimin e pakove nga Serbia.

Pikërisht sot, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se nesër mund t’i shpallin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Ajo tha se nga PZAP dhe Supremja mund të ketë vendime për rinumërim, por që sipas saj nuk ka vend për ankesa.

Deri në certifikimin e rezultateve të këtyre zgjedhjeve, Kosova vazhdon të mbete pa legjislaturë të Kuvendit si dhe nën qeverisje të  kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat