Pas dështimit për të kaluar pragun, reagon Behgjet Pacolli - Bota Sot
Pas dështimit për të kaluar pragun, reagon Behgjet Pacolli

Aktuale

Pas dështimit për të kaluar pragun, reagon Behgjet Pacolli

Nga: D.RR Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:20
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka quajtur të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë se ky rezultat nuk e pasqyron vullnetin e popullit, përcjellë Bota sot.

Ai ka paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për siç e quan ai, gabim i demokracisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e Zgjedhjeve Parlamentare të 6 Tetorit. Rezultatet paraqesin një rezultat të manipuluar që nuk e pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës. Përfshirja në numërimin e votave nga Serbia që janë dorëzuar në kundërshtim me ligjin dhe të cilat janë plotësuar kryesisht nga një person që përfaqëson Vuçiçin dhe Daçiçin në Kosovë është një skandal dhe një gabim historik. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të parandaluar këtë gabim të rëndë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat