Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.
Në bazë të këtyre rezultateve u ritheksua se partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 220.811 vota ose 26,29%.
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 206.458 vota apo 24.46%.
Por pavarësisht këtij rezultati, popullariteti i liderëve apo bartësve të listave në mesin e elektoratit të partisë ishte ndryshe.
Vjosa Osmani del të ketë qenë më e votuara sa i përket popullaritetit në subjektin politik.
Vetëm 15% e përkrahëseve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë votuar Osmanin.
“Popullariteti i liderëve/bartësve të listave në mesin e votuesve të subjekteve të tyre politike: 1. Vjosa Osmani është votuar nga 85% e votuesve të LDK-së”.