Adnan Hyseni: Turpi qoftë mbi ata që e futën vëllaun tim në listën e veteranëve të rrejshëm - Bota Sot
Adnan Hyseni: Turpi qoftë mbi ata që e futën vëllaun tim në listën e veteranëve të rrejshëm

Aktuale

Adnan Hyseni: Turpi qoftë mbi ata që e futën vëllaun tim në listën e veteranëve të rrejshëm

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:14
Adnan Hyseni

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni ka bërë të ditur se është intervistuar sot në stacionin e policisë në Pejë, lidhur me veteranët e rrejshëm konkretisht për vëllaun e tij Avni Hysenin i cili ishte pjesë e dy luftërave atë të UÇK-së dhe UÇPMB-së.

“Policia e Kosovës stacioni në Pejë dhe Prokuroria në Pejë nuk kanë asnjë faj sa i përket kësaj ftese denigruese ndaj kontributit të madh për kombin dhe atdheun nga vëllau im Avni Hyseni, por turpi qoftë mbi ata që e kanë vendos emrin e Avnisë në listë si veteran i rrejshëm duke e bërë bashkë me ata që e tradhtuan, bojkotuan por edhe e luftuan UÇK0në së bashku me armikun shekullor Serbinë”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë:

Sot Policia e Kosoves (stacioni ne Peje) me ftoj qe te jep nje deklarat rreth veteraneve te rrejshem konkretisht emrit te ish luftetarit te dy lufterave Çlirimtare (UÇK-se dhe UÇPMB-se) si dhe ushtarit te krijimit te sotem te Ushtris ne at koh TMK-se vllaut tim Avni Hyseni. Policia e Kosoves stacioni Peje dhe Prekuroria ne Peje nuk kan asnje faj sa i perket kesaj ftese denigruese ndaj kontributit te madh per Kombin dhe Atdheun nga vllau im Avni Hyseni por turpi qoft mbi ata qe e kan vendos emrin e Avnis ne list si vetaran i rrejshem duke e bere bashk me ata qe e tradhtuan, bojkotuan por edhe e luftuan UÇK-se se bashku me armikun shekullor Serbin.

Un jam krenar per kontribut e vllau tim Avnis siq eshte krenar edhe familja Hyseni e veqanerisht vajzat e ti Tuna dhe Ema por edhe Kombi Shqiptar jo vetem si pjesmarres dhe kontribues ne dy lufta çlirimtare po per gjat rrugetimit ton ku per 23 vite ne ishim ne sherbim te Atdheut dhe Kombit edhe ne qoftse do ishte nevoja edhe me flijim. Avni Hyseni nuk kontriboj vetem si luftetar per Çlirimin e Kosoves dhe bashkimin e trojeve Shqiptare po edhe si Humanist i madh per 7 vite, si kontribues ne sport per 10 vite (FC Besa Futsal), si mundesi punesimi te qindra e qindra te rinjeve permes Space Club ne Peje per 20 vite, ne politik per 19 vite (AAK-se) e ne shum e shum aktivitete tjera dhe asnjeher e perseris asnjeher nuk kerkoj shperblim (kompenzim) nga askush edhe pse meritoj shum e te cilin nuk e mori asnjeher si shperblim. Avnia ishte shum i afert dhe i dashur me te gjith njerzit si me Peje, Kosov, Lugin, Preshev e Medvegj po edhe me Shqiptaret e trojeve Etnike e sidomos edhe me vllezerit dhe motrat Shqiptar kudo ne disaspor pa dallim moshe e gjinie. Un dhe vllau im Avnia rrugetuam bashk per 38 vite e krah per krah kurr pa u nda saqe edhe familjen e lenim anash ne kujdesjen sa e meritonin nga deshira jon e madhe per te kontribu per Atdheun dhe Kombin.

Avni Hyseni nga Peja per 38 vite jetoj e kontriboj ndershem dhe iku gjithashtu nga kjo bot me 31.12.2018 po ndershem dhe faqebardh dhe kete epitet ja dha rrugetimi i ti dhe e nderoj e vazhdon ta nderoj edhe sot Kombi Shqiptar nga e gjith bota. I till do mbetet perjesisht luftetari i liris Avni Hyseni dhe asnje njeri nuk do mund ta njellos rrugetimin e tij sepse Avni Hyseni la pas vetes nje histori te ndritshme ku brez pas brezi do e kujtojn dhe nderojn. Avni Hyseni tani pushon i qet ne Kompleksin Memorial te Deshmoreve ne Gllogjan ku edhe kete mundesi ja dha ZOTI dhe familja Haradinaj qe edhe ne amshim te jet bashk me Luanin e Shkelzenin e shum Deshmor ne Gllogjan te cilet i kishte inspirim se si duhet dhe luftohet per Çlirimin e Atdheut dhe bashkimin e trojeve etnike SHQIPTARE.

Past Kosova Avnia te till dhe un pafsha Shqiptar (vllezer) siq ishim un dhe ti vllau jem Avni Hyseni ku mirkuptim, harmonia, bashkpunimi dhe dashuria ishte dhe mbeti shembull per te gjith Shqiptaret.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat