Vetëvendosja njofton për takimet ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Aktuale

Vetëvendosja njofton për takimet ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:15
Takimi i sotem ndermjet VV-se dhe LDK-se

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se takimet e ardhshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të jenë në nivel kryetarësh të subjekteve.

Këtë e ka bërë të ditur VV-ja, përmes një komunikate për media, pas takimit të sotëm që u mbajt ndërmjet grupeve punuese të këtyre partive, shkruan "Bota sot".

“Përfundon cikli i takimeve të grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Sot, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje! u mbajt takimi i fundit i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë takim, tema kryesore ishin mirëqenia sociale, energjetika, kultura dhe mërgata.

Edhe ty takim u zhvillua në frymë konstruktive, ku u gjet pajtueshmëri për shumicën e temave në fjalë.

Takimet e rradhës pritet të mbahen në nivel kryetarësh të subjekteve”,  thuhet në komunikatën për media të VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat