SHBA: Përkrahim mini-Shengenin ballkanik, edhe Kosova të jetë pjesë e saj - Bota Sot
SHBA: Përkrahim mini-Shengenin ballkanik, edhe Kosova të jetë pjesë e saj

Aktuale

SHBA: Përkrahim mini-Shengenin ballkanik, edhe Kosova të jetë pjesë e saj

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:42
SHBA

I dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer është shprehur pro krijimit të Mini-shengenit Ballkanik.

Ai është shprehur se e përkrah bashkëpunimin midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këtë iniciativë premtuese që mbështetet nga SHBA-të.

Në një takim të Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror, Palmer tha se bashkëpunimi i tre vendeve është i shkelqyeshëm dhe “tregon vendoshsmërinë e liderëve nga rajoni për të marrë përgjegjësi për fatin e tyre dhe të ardhmen e tyre”.

Palmer është shprehur se në këtë projekt ka vend edhe për Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinen dhe Kosovën.

“Ky projekt është ende i hpaur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën dhe është iniciativë premtuee që ka mbështetjen tonë”, tha Palmer.

Ai është deklaruar gjithashtu se SHBA qëndron e angazhuar në përpjekjet për përparimin e këtij rajoni.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë dhe bashkëpunojmë me krerët e Ballkanit Perëndimor për të çuar rajonin përpara”, tha Palmer i cili gjithashtu është edhe Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Europë dhe Euroazi.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev nënshkruan deklaratën e synimit për krijimin e një Shëngeni të Vogël në Novi Sad më 10 tetor.

Ky nënshkrin siguron zbatimin e katër lirive kryesore të njohura ndërkombëtarisht – lëvizjen e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Bisedimet do të vazhdojnë në Ohër nesër për krijimin e këtij shengeni të vogël.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat