Edhe kryetari i Repulikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka reaguar kundër formimit të “Mini-shengenit Ballkanit”.
Ai ka thënë se nisma e “Shengenit Ballkanit”, i ka rrënjët në Serbi e Rusi, përcjell Bota sot.
Kurti në reagimin e tij në Facebook, ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Ramase po e rehabiliton Serbinë në opinionin ndërkombëtar, duke e mbështetur Aleksandar Vuçiqin në idenë e formimit të një Jugosllavie të re.
Sipas Kurtit, armatosja e Serbisë, po e rrezikon sigurinë në Kosovë dhe rajon. Ai ka kërkuar nga shtetet anëtare të NATO-se dhe Kosova, që të vendosin sistemin anti-raketor MIM-104 Patriot Amerikan, për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm eventual të sistemit S-400.
Postimi i Kurtit:
Nisma e Shengenit Ballkanik nuk i ka rrënjët as në BE dhe as në SHBA por në Serbi dhe në Rusi.
Ndërsa, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e rehabiliton Serbinë në opinionin ndërkombëtar, duke e mbështetur Vuçiçin në idenë e formimit të një Jugosllavie të re - Serbia armatoset deri në dhëmbë me sistemin e frikshëm raketor rus S-400, duke rrezikuar sigurinë e Kosovës dhe të tërë rajonit.
Shtetet anëtare të NATO-se dhe Kosova duhet të vendosin sistemin anti-raketor MIM-104 Patriot Amerikan, për tu mbrojtur nga ndonjë sulm eventual të sistemit S-400.
SHBA-ja ka dhënë mesazhin e qartë Serbisë, që nëse nuk zmbrapset nga politika e saj agresive, ndaj saj do të ketë sanksione dhe embargo ekonomike përmes Këshillit të Sigurisë, pranë OKB-së.