Nga LDK e paralajmërojnë Edi Ramën, ja sipas tyre kush po e mashtron kryeministrin e Shqipërisë

Aktuale

Nga LDK e paralajmërojnë Edi Ramën, ja sipas tyre kush po e mashtron kryeministrin e Shqipërisë

Nga: N.H Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 17:14
Edi Rama

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me Mini-Schengenin Ballkanik.

Sipas Rugovës, kreu i qeverisë shqiptare merr kot sa herë që shqiptarët e Kosovës e mbrojnë veten nga aventurat romantike të politikanëve nga Tirana.

Ai në shkrimin e tij, gjithashtu e paralajmëron Ramën se po mashtrohet nga “miqtë e tij” nga Beogradi, dhe jo nga vëllezërit e tij nga Prishtina.

Ja shkrimi i tij:

Edi Rama merr kot sa herë që shqiptarët e Kosovës e mbrojnë veten nga aventurat romantike të politikanëve nga Tirana, që jo pak herë dehen pas dokrrave të tyre kosmpolitane. Janë vërtet dokrra Kryeministër Rama dhe nëse edhe unë të dukem arkaik të pyes, pse një shtetas i Shqipërisë nuk mund të kalojë në Serbi nëpërmjet Kosovës? Për rastësi, sot disa miq të mi nga Tirana janë kthyer mbrapsht në Merdare!

Të pyes kryeministër Rama, pse qytetarët e tu kthehen prapa dhe urdhërohen të futen në Serbi nëpërmjet Maqedonisë apo Malit të Zi? Për çfarë lëvizje të lirë je duke folur përderisa qytetarët e tu nuk lejohen të marrin rrugën më të shkurtër për në Serbi, por duhet të bëjnë ekstra 500 km të tjera? Po të mashtrojnë kryeministër Rama, po të mashtrojnë miqtë e tu nga Beogradi dhe jo vëllezërit e tu nga Prishtina!

Kthjellu!

Mendo pak për atë çfarë flasim sepse ne Beogradin e njohim shumë më mirë se oborrtarët e tu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat