Profesori ndërkombëtar: Pa kërkuar falje Serbia për krimet e bëra, çfarëdo iniciative e tyre do të dështojë

Aktuale

Profesori ndërkombëtar: Pa kërkuar falje Serbia për krimet e bëra, çfarëdo iniciative e tyre do të dështojë

Nga: N.H Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 17:34
Valon Murtezaj,

Valon Murtezaj, profesori i negocimit ndërkombëtar dhe diplomacisë në shkollën-universitet IESEG në Paris, ka thënë se pa kërkuar falje Serbia, për tragjeditë qe i ka shkaktuar rajonit, çfarëdo iniciative e tyre për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, përmes krijimit të formave mini-projektesh ekonomike, në fasade kreative dhe atraktive, do të jetë surreale dhe e paracaktuar të dështojë.

Sipas tij, ‘mini’ përfitimet afatshkurtra do të pasohen nga ‘maxi’ dështimet afatgjate.

“Pa kërkim falje dhe pa manifestim sjellje të përgjegjshme aktuale, këto “vullnete” bashkëpunimi të shfaqura nga Serbia, por në esencë false, nuk janë gjë tjetër veç një parahyrje në rrugën e dështimit të krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe krijim i një cikli të përkeqësimit afatgjatë të rrugës së integrimeve e evropiane të gjithë rajonit”, shkruan Murtezaj.

Ja shkrimi i tij:

Po jetojmë në kohen e ironisë së madhe sot ne Ballkan.

Pa kerkuar falje Serbia, per tragjedite qe i ka shkaktuar rajonit, dhe pa marre pergjegjesine per krimet e bera, dhe pa dhene shenja te qarta te verteta per vullnet konstruktiv ne angazhimet per te ardhmen e rajonit, çfaredo iniciative për bashkepunim rajonal ne Ballkanin Perendimor, permes krijimit te formave mini-projektesh ekonomike, ne fasade kreative dhe atraktive, do te jete surreale dhe e paracaktuar te deshtoje.

Pa kerkim falje dhe pa manifestim sjellje te pergjegjshme aktuale, keto “vullnete” bashkepunimi te shfaqura nga Serbia, por ne esence false, nuk jane gje tjeter veç nje parahyrje ne rrugen e deshtimit te krijimit te marredhenieve te mira fqinjesore dhe krijim i nje cikli te perkeqesimit afatgjate te rruges se integrimeve e evropiane se gjiithe rajonit. Ne fakt kjo edhe mund te jete arsyeja primare, shmangia nga rruga e vertete evropiane.

Mini perfitimet afatshkurtera do te pasohen nga Maxi deshtimet afatgjate.

Kosova, sado e veshtire te jete, duhet ta ndertoje rrugen e vertete te integrimit evropian. Ne nderkohe deri sa te vertetohen rezultatet false pozitive apo negative te ketyre mini bashkepunimeve, Kosova duhet brenda saj te bej shume transformime dhe progres te shpejte ne te gjitha fushat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat