Pas ftesës nga Specialja për Rexhep Selimin, reagon Albulena Haxhiu – ka disa fjalë për ish-gjeneralin e UÇK-së

Aktuale

Pas ftesës nga Specialja për Rexhep Selimin, reagon Albulena Haxhiu – ka disa fjalë për ish-gjeneralin e UÇK-së

Nga: N.H Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:31
Haxhiu dhe Selimi

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar lidhur me ftesën e Speciales për Rexhep Selimin.

Ajo thotë se sa herë ftohen ushtarët e lirisë nga prokuroria, i bien ndërmend deputetët e Kuvendit që ngritën duart për këtë gjykatë.

“Përkulemi para veprës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilit luftëtar lirie. Rexhep Selimi, miku e kolegu im dhe gjithë të tjerët kanë mbështetjen tonë dhe të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Haxhiu.

Ja shkrimi i saj:

Sa herë ftohen ushtarët e lirisë nga prokuroria, më bien ndërmend deputetët e Kuvendit që ngritën duart për gjykatën etnike kundër UÇK. Çfarë dëmi!

Në vend të angazhimit për gjykimin e krimeve të Serbisë në Kosovë (e për të cilat asnjëherë nuk bënë asgjë), ata votuan Gjykatën Speciale që do të merret me UÇK-në, madje e futën edhe në Kushtetutë

Përkulemi para veprës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilit luftëtar lirie.

Rexhep Selimi, miku e kolegu im dhe gjithë të tjerët kanë mbështetjen tonë dhe të qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat