Akuzat e LDK-së kundër ShIK-ut, a do të akuzohet për to Kadri Veseli në Speciale?

Aktuale

Akuzat e LDK-së kundër ShIK-ut, a do të akuzohet për to Kadri Veseli në Speciale?

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Kosova pas luftës është përballur me vrasje të ndryshme, të cilat janë quajtur politike.

Vrasjet politike të pasluftës,  sipas zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë adresë tjetër përveq Shërbimit Sekret i Kosovës (ShIK).

Për vrasjen e më shumë se 100 zyrtarëve të LDK-së, përgjegjëse sipas tyre ka qenë gjithmonë  partia e Kadri Veselit dhe SHIK- ut.

LDK-ja ka akuzuar shumë herë SHIK-un për këto vrasje, madje akuza të tilla kishte edhe kur vet LDK-ja e votoj për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ish shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin, aktualisht kryetar edhe i PDK-së.

LDK-ja mezi nuk priste themelimin e Speciales. Pothuajse krejt fushatat elektorale i kanë pasur të mbushura me deklarata që e portretizonin vetën si viktima të ShIK-ut të PDK-së,ani pse më shumë se një herë u futen  disa herë në koalicion me ta. Në këtë parti ende mbajnë shpresë  që Gjykata Speciale do të merret edhe me ato që LDK-ja i klasifikon si vrasje politike të aktivistëve të tyre.

Nuk dihet se a do të akuzohet Kadri Veseli për të bëmat që shërbimit të tij që përmend LDK-ja, vrasjet politike të pasluftës? Apo, ai do të jetë thjeshtë një dëshmitar i privilegjuar që mund ti ndihmoi Gjykatës Speciale me njohurit e tij prej drejtuesit të Shërbimit Informativ të Kosovës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat