Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 06:11
Ilustrim

Ngjarjet e datës 11 nëntor 2019

- Mbahet mbledhja e rregullt e tetë për vitin 2019 e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP organizojnë diskutim për punën e deritanishme të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe zbatimit të masave të parapara me Agjendën për Reforma Evropiane. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)
 
- Me rastin e ndeshjes Çeki - Kosovë dhe Kosovë - Angli, trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 11:00)

 - Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet akademi përkujtimore për heroin e kombit Harun Beka. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 12:00)

- Bëhet zbulimi i shtatores së heroit te kombit Harun Beka. (Rrethrrotullimi 1, në kryqëzimin rrugor të lagjes "Bair", ora 13:00)

- Fillon stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat