Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli ka thënë se Vetëvendosje dhe Lista Serbe ‘kanë qëlluar në agjendë të njejtë’.
Ai ironizon duke thënë se po i sheh Glauk Konjufcën e VV-së dhe Igor Simiq e Listës Serbe duke i dorëzuar ankesat në Gjykatën Supreme.
Reagimi i tij i plotë:
Po më doket po i shoh sonte para orës 00:00 te Gjykata Supreme, Glauk Konjufcën e VV-së edhe Igor Simiqin e Listës Serbe, tu prit me i dorëzu ankesat për njohjen e validitetit të votave të parregullta të ardhura nga Serbia!
Rastësisht kanë qëllu në agjendë të njëjtë.