Kryetari i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj ka reaguar në lidhje me ftesën që Gjykata Speciale i ka sjellë ish-deputetit të LVV-së Rexhep Selimi.
Limaj ka theksuar se ftesa që i është bërë Rexhep Selimit është e padrejtë dhe nga një Gjykatë e padrejtë.
Postimi i plotë:
Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin dhe mikun tim, Rexhep Selimi, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.
Unë kam besim në luftën e drejtë të UÇK- së dhe Rexhep Selimit.
Jam i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK e pjesëtarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë.