Policia jep detaje ku u përfshinë në rrahje zyrtarët e MTI-së

Aktuale

Policia jep detaje ku u përfshinë në rrahje zyrtarët e MTI-së

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:11
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh jep detaje për rrahjen e djeshme në mes të dy zyrtarëve të MTI-së.

Në këtë rrahje ishte përfshirë Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit nga Nisma i cili e ka sulmuar sekretarin e kësaj Ministrie Burim Rrecaj.

Raporti i Policisë:

Rr. “Arbnor&Astrit Dehari”, Prishtinë  11.11.2019 – 13:30. Një rast sulm ndaj personit zyrtar është raportuar të ketë ndodhur në objektin e një ministrie. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë dhënë ndihmën zyrtarit të lënduar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat