Vjosa Osmani i dërgon porosi të ashpër Vuçiqit

Aktuale

Vjosa Osmani i dërgon porosi të ashpër Vuçiqit

Nga: D.RR Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:45
Vjosa Osmani dhe Vucic

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka hedhur kritika të rënda mbi Aleksandër Vuçiq, duke e kritikuar në një mënyrë edhe të ashtuquajturin “mini-shengen Ballkanik”, shkruan “Bota sot”.

Osmani aludon në Edi Ramën kur thotë se Vuçiq ka arritur të mashtrojë diplomatë anekënd botës.

Ajo thotë se Vuçiq dhe disa të tjerë po përpiqen ta prishin partneritetin VV-LDK, mirëpo do të përfundojnë duarthatë.

Postimi i plotë:

Jo rastësisht Aleksandar Vucic ishte ministër i propagandës në kohën e Milloshevicit. Pikërisht këtë, propagandën pra, e bënë më së miri. Kështu, për fat të keq, ka arritur të mashtrojë disa diplomatë anekënd botës, të cilët i besojnë lotëve të tij të krokodilit dhe aktrimit të tij dramatik sa herë flitet për Kosovën. Por, askush në Kosovë nuk duhet të bie pre e konspiracioneve të Vucicit.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndërtuar dhe ka insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon Kryeministrin. LDK nuk i punon askujt pas shpine e aq më pak nëpërmjet lojërave që janë produkt i mendjeve konspiracioniste siç është ajo e Vucicit. Të gjithë ne në LDK jemi të angazhuar që Qeveria e ardhshme LDK-VV të krijohet si partneritet mes të barabartëve dhe si marrëveshje ku mirëbesimi është alfa dhe omega e bashkëpunimit tonë. Vucic dhe disa të tjerë që po përpiqen e po investojnë në prishjen e një partneriteti të tillë do të përfundojnë duarthatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat