Thaçi takohet me Vuçiqin, tregon për çka biseduan

Aktuale

Thaçi takohet me Vuçiqin, tregon për çka biseduan

Nga: D.RR Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 14:13
Thaçi, Macron dhe Vuçiq

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim të ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar sot edhe Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, njofton “Bota sot”.

Presidenti Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat