Vuçiq nuk pret vazhdimin e dialogut para janarit, ndërsa Kurtin e quan të papërvojë

Aktuale

Vuçiq nuk pret vazhdimin e dialogut para janarit, ndërsa Kurtin e quan të papërvojë

Nga: F.B Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 09:25
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke komentuar takimin e paparalajmëruar mes tij e Thaçit nga Makron, ka theksuar se të dy palët kanë shprehu qëndrimet për vazhdimin e dialogut, por kjo vetëm pasi të formohet qeveria në Kosovë, bazuar në këtë është joreale të pritet vazhdimi para janarit të ardhshëm, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij, pas formimit të qeverisë së Kosovës do të shihet kush formon qeverinë dhe “cilat janë dëshirat dhe a do dikush kompromis, cilat janë qëllimet e cilat mundësitë”.

“Që nga 2008 ata anë vetëm nj qëndrim, që të gjithë të pranojnë pavarësinë”, e kam thënë në takim me Makron edhe Thaçi se gjërat nuk janë që lulëzojnë për ta, se Serbia ka interes dhe nuk pranon ultimatume “, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se “me asgjë nuk ishte i pakënaqur me atë takim, por disa gjëra i janë sqaruar në mënyrë shtesë Makronit, “me të cilin mundesh sinqerisht të bisedosh“.

Ai tha se Makron është i interesuar për vende të Ballkanit si vende të ardhshme të BE-së, por përpara kësaj “dëshiron që të vendosen rregulla të reja në vetë BE-në”.

Lidhur me procesin e zgjedhjeve edhe formimit të qeverisë në Kosovë, ai deklaroi se „nuk jam unë ai që do krijoj shumicën në Kuvendin e Kosovës, por mos marrja parasysh e votave nga Serbia dëshmon se Kurti tash nuk është forca më e madhe në Kuvend” “.

“Nuk jemi ne ata që duhet të zgjedhim përfaqësuesit shqiptar, por dëshira jonë ishte që Lista Serbe të zgjidhej dhe të ketë qasja unike ndaj popullit serb dhe këtu patëm sukses “.

Në pyetjen nëse është më lehtë të bisedohet me Kurtin apo ndonjë politikan tjetër, Vuçiq ka thënë se „për ne nuk do të jetë lehtë sepse nuk kemi rreth të këndshëm “,por edhe se tarifa duhet hiqet për vazhdim të dialogut.

„A është më mirë të bisedohet apo të luftohet, unë përherë jam për bisedime “, ka thënë Vuçiq,duke përsëritur se Makron dëshiron që Franca të ketë rol kyç në dialog, duke respektuar amerikanët edhe rusët.

Vendimi për mos llogaritje të votave nga Serbia Qendrore ishte drejtuar jo kundër serbëve por Kurtit, që ai të “bindet se kjo është kundër serbëve, ndërkohë që ishte kundër tij “.

„ Ata e bënë këtë ndaj Kurtit si i papërvojë, që të mendoj s epo bëhet kjo kundër Serbisë, se helmimi ndodhi nga serbët, por kjo ishte kundër Vetëvendosjes “, tha ai, duke shtuar se tash pushteti mund të formohet nga koalicion tjetër, dhe jo ai që do formohej nga Kurti, do të thotë” lojëra të tilla nga lojtarët e mëdhenj në mënyrë që të shihet me kënd munden më lehtë të merren vesh“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat