Profesor belg: Prindërit janë më të rëndësishmit në edukimin gjatë fëmijërisë së hershme - Bota Sot
Profesor belg: Prindërit janë më të rëndësishmit në edukimin gjatë fëmijërisë së hershme

Aktuale

Profesor belg: Prindërit janë më të rëndësishmit në edukimin gjatë fëmijërisë së hershme

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 15:11
Jan Jozef Peeters

Profesori i Universitetit belg të Gentit, Jan Jozef Peeters, ka qenë pjesë e konferencës ndërkombëtare “Fuqizimi i kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme” që po mbahet në Prishtinë.

Ai foli për rëndësinë e zhvillimit fizik gjuhësor njohës dhe socio-emocional në fëmijërinë e hershme.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit në këtë konferencë, Peeters tha se angazhimi i prindërve në Kosovë nuk është në nivelin e duhur kurse në vendet e Ballkanit prindërit shihen si më të vështirë.

Sipas tij, për edukim në fëmijërinë e hershme fëmijëve duhet t’i krijojnë një plan për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe se prindërit duhet të jenë bashkëpunëtorë të mirë, t’i mësojnë fëmijët të kenë harmonizim mes veti, para se të futen në kopsht dhe shkollë.

Peeters: Angazhimi i prindërve në Kosovë nuk është në nivelin e duhur

“Angazhimi i prindërve sipas eksperiencës time këtu në Kosovë nuk ishte në nivelin e duhur, prindërit në vendet e Ballkanit shihen si të vështirë , që bëjnë probleme diçka që mund ta gjeni nganjëherë edhe në shtetin tim. Njëherë një mësues më patë thëne se ‘I dua fëmijët por keq që kanë prindër’”, tha Peeters.

Tutje, ai u shpreh se për të pasur një edukim gjatë fëmijërisë së hershme rolin më të rëndësishëm e kanë prindërit, qeveria e cila ndihmon me financa dhe krijimi i një departamenti të veçantë që merret me ketë fushë.

Konferenca ndërkombëtare “Fuqizimi i kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme” do të vazhdojë edhe gjatë ditës se nesërme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat