Isa Mustafa ngushëllon familjen Kraja: Arzana pjesë e një brezi shumë të suksesshëm të Kosovës - Bota Sot
Isa Mustafa ngushëllon familjen Kraja: Arzana pjesë e një brezi shumë të suksesshëm të Kosovës

Aktuale

Isa Mustafa ngushëllon familjen Kraja: Arzana pjesë e një brezi shumë të suksesshëm të Kosovës

Nga: V.R Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 16:20
Isa Mustafa

I pari i LDK-së, Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjen Kraja për vdekjen e Arzana Krajës, regjisores që u gjet e vdekur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Mustafa, shpreh ngushëllimin e tij duke thënë se Arzanja u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave kulturore.

Postimi plotë:

E nderuara familje Kraja

Me dhimbje te madhe dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës tuaj, regjisores tonë të re e të mirënjohur, Arzana Kraja.

Arzanja u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave tona kulturore si pjesëtare e një brezi të ri e shumë të suksesshëm të Kosovës.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës juve si dhe bashkëpunëtorëve të Arzanës dhe komunitetit kulturor të Kosovës ju shprehi ngushëllimet më të thella. Isa Mustafa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat