Maliqi e quajti diasporën radikale, Miftaraj e prek “në teh”: Pak janë ata që ende jetojnë me rezerva të Jugosllavisë

Aktuale

Maliqi e quajti diasporën radikale, Miftaraj e prek “në teh”: Pak janë ata që ende jetojnë me rezerva të Jugosllavisë

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka reaguar analistit,  Shkëlzen Maliqi, i cili deklaroi në një medium vendor se "’ë shumë ka radikalizëm në Diasporë dhe e sheh që më pak kanë përgjegjësi dhe nuk po jetojnë këtu. Nganjëherë edhe po shesin mend".

Miftaraj përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Maliqit se “se kanë pas fatin tënd dhe të fëmijëve tuaj, krejt shqiptaret e Kosovës me i shfrytëzu privilegjet që i ka jep ish regjimi i Jugosllavisë”.                      

Postimi i plotë:

Evlad se kane pas fatin tend dhe te femijeve tuaj, krejt shqiptaret e Kosoves me i shfrytezu privilegjet qe i ka jep ish regjimi i Jugosllavise.

Shumica e shqiptareve kane qene te shtypur, te diskriminuar, te rrahur e besa edhe shume te vrare. Varferi e skajshme. Jane detyru me dal ne gurbet.

Gyrbetqaret/Diaspora na kane mbajte me buke, me shprese, na e kane financu luften çlirimtare.

Diaspora eshte pjese e paandashme e popullit te Kosoves. Edhe 20 vite pas luftës po na mbajne me buke, po na mbajne gjalle.

Pak jane ata qe ende jetojne me rezerva te ish-Jugosllavise dhe qe kane qendrime radikale per pjesen me te mire te kombit, diasporen shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat