Zëvendës-drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Astrit Zemaj e ka uruar Peter Bayer për emërimin në postin e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka thënë se “vazhdojmë drejt synimeve tona për Kosovën euroatlantike”.
Postimi i plotë:
10 vite punë, përkushtim dhe miqësi për Kosovën.
Urime deputetit te parlamentit federal të Gjermanisë, Peter Bayer (MdB-Bundestag), në pozitën e re të raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Vazhdojmë drejt synimeve tona për Kosovën euroatlantike.