Helmohet në mënyrë të sofistikuar avokati nga Shqipëria që kritikonte Baton Haxhiun për ndarje të Kosovës - Bota Sot
Helmohet në mënyrë të sofistikuar avokati nga Shqipëria që kritikonte Baton Haxhiun për ndarje të Kosovës

Aktuale

Helmohet në mënyrë të sofistikuar avokati nga Shqipëria që kritikonte Baton Haxhiun për ndarje të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 18:48
Altin Goxhaj

Avokati i njohur Altin Goxhaj është helmuar në mënyrë të sofistikuar pak ditë më parë dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e Altin Goxhaj është përkeqësuar.

Ky njoftim është bërë i ditur nga aktivisti i Shoqërisë Civile, Juxhin Cela.

Image

Cela shprehet se mjekët e spitalit kanë ngritur duart lart dhe nuk kanë dhënë asnjë shpjegim mbi natyrën dhe shkaqet e virusit që ka shkatërruar trupin e avokatit të njohur.

Ai ka ngritur pikëpyetje të mëdha lidhur me rastin e rëndë, teksa pyet se kush ka interes që të helmohet avokati Goxhaj.

Ai pyet gjithashtu, se përse kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen nga aktivistët e Bashkimit Evropian apo ambasadat Perëndimore në Tiranë.

Avokati Altin Goxhaj njihet për qëndrimet e tij të forta kundër filantropit të njohur Xhorxh Soros dhe organizatave të tij që operojnë në Shqipëri, një betejë të cilën e zhvillon prej disa vitesh. Gjithashtu Goxhaj ka denoncuar edhe disa skandale në media, si dhe lidhjet e Rames e Veliajt me oligarkët.

Ai njihet gjithashtu si një kritik i ashpër jo vetëm i qeverisë por edhe i opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha. Goxhaj ndodhet i shtruar në spitalin infektiv prej datës 11 nëntor.

Ndërsa vet avokati Goxhaj ka shkruar se është helmuar në mënyrë të sofistifikuar.

“Më vjen keq së s'ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem!

Një foto me të Madhin Avni Delvina <3 në "Shtëpinë time të re" në Spitalin Infektiv, Kati 2, Ap.12”, shkruan avokati transmeton gazeta “Bota sot”.

Image

Avokati nga Shqipëria, ishte kritik i ashpër ndaj atyre që e përkrahnin Sorosin dhe Baton Haxhiut.

Në një dokument të fondacionit Soros, e cila ka të bëjë me ndarjen e Kosovës e që është zbuluar nga avokati shqiptar Altin Goxhaj, është gjetur se aty kishte gisht, Baton Haxhiu dhe miku i ngushtë i Ivica Stanishiçit.

Avokati Altin Goxhaj, ka thënë se dokumenti është hartuar në vitin 2017 dhe mbi këtë dokument është përgatitur copëtimi i Kosovës.

Sipas tij, dokumenti është përgatitur nga Baton Haxhiu, të cilin e cilëson edhe si këshilltari i Ramës.

“Ja dokumenti me 450 faqe ne 2017 që përgatiti copëtimin e Kosovës që u përgatit nga Fondacioni Soros Kosovë (i këshilltarit të Edit dhe shoku i Fevzos: Baton Haxhiu) drejtohej nga Profesorë të njohur Grekë që përfaqësojnë sipas Qeverisë Greke “me të mirën e Greqisë”!!!”, shkruante Goxhaj në postimin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat