Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt zbulon një skenar që po përgatitet për Kosovën

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt zbulon një skenar që po përgatitet për Kosovën

Nga: N.H Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 06:19
Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe analisti James Hooper, tha se një marrëveshje Kosovë-Serbi ekziston, por vështirësia është te zbatimi i saj.

E lidhur me ketë ka reaguar edhe Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me fillimin e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, fillon edhe realizimi i skenarit për krijimin e shtetit etnik Shqiptar në Ballkan.

Ja shkrimi i tij:

ATHUA PO FILLON FAZA PËRFUNDIMTARE E PROJEKTIT AMERIKANO-SHQIPTARË,KRIJIMI I SHTETIT ETNIK SHQIPTARË ?

Në bazë të kësajë analize dhe disa të dhënave që janë bërë publike në vitin e fundit,po delë se një marveshje egziston,dhe se ndryshim të kufirit Kosovë-Serbi do ketë.Nese kjo ndodhë atëhere automatikisht do implikoj edhe shtetet tjera në rajon.

Me fillimin e ndryshimit të kufinjëve fillon edhe realizimi i i skenarit për krijimin e shtetit etnik Shqiptar në Ballkan.Athua a janë Shqiptarët të përgatitur ta luajn lojnë ashtu siq duhet që ky skenarë të realizohet plotsisht?Kurrë në pozitë më të favorshme nukë kemi qenë në

Historin tonë, që kjo ëndërr shekullore e kombit tonë të realizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat