Vjosa Osmani takohet me zyrtarë të lartë shtetëror amerikan e gjerman - Bota Sot
Vjosa Osmani takohet me zyrtarë të lartë shtetëror amerikan e gjerman

Aktuale

Vjosa Osmani takohet me zyrtarë të lartë shtetëror amerikan e gjerman

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 20:37
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës, ka zhvilluar takime të shumëta të hënën, me theksë të veçantë takimin me ambasadorin Kosnett si dhe delegacionin e Bundestag-ut gjerman, në përbërje të Erëin Ruddel dhe Maria Klein- Schmeink.

Osmani, theksoi se temë e diskutimit ka qenë prioritetet e Qeverisë së ardhshme dhe nevojen e madhe për stabilitet makro-fiskal.

Postimi plotë:

Sot gjatë ditës kishim takime shumë produktive me:

-Ambassadorin Kosnett, të cilin e njoftuam rreth ecurisë së diskutimeve për krijimin e Qeverisë me VV dhe e siguruam se LDK është e interesuar që institucionet e reja të ndërtohen në përputhje me vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur qartë më 6 tetor. 🇽🇰 🇺🇸 ;

-Delegacionin e Bundestag-ut gjerman, në përbërje të deputetëve Erëin Rüddel dhe Maria Klein-Schmeink nga Komisioni i shëndetësisë, ku diskutuam lidhur me rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë. 🇽🇰 🇩🇪 ;

-Me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, ku diskutuam lidhur me prioritetet e Qeverisë së ardhshme dhe nevojën që të kemi stabilitet makro-fiskal dhe investim në kapitalin tonë njerëzor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat