Haradinaj: Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO

Aktuale

Haradinaj: Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:40
Ramush Haradinaj dhe Lorenzo D’Addario

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e drejtë drejt anëtarësimit në NATO.

Postimi i Haradinajt:

Kosova është konsoliduar si shtet dhe ka fuqizuar mekanizmat e saj të sigurisë, falë rolit të NATO-s, duke u bërë sot një vend demokratik, i përkushtuar për paqe dhe partneritet me aleatët tanë. Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, falënderova Gjeneral D’Addario për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje Gjeneralit Risi, me urimet më të mira për sukses në detyrën e re. Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe e fokusuar për paqe dhe siguri në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm. RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat