Rinumërohen rreth 55% e vendvotimeve - Bota Sot
Rinumërohen rreth 55% e vendvotimeve

Aktuale

Rinumërohen rreth 55% e vendvotimeve

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:00
QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%.

Ai ka thënë për mediat vendore se kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera.

Renditja e subjekteve politike nuk ka ndryshuar nga rinumërimi që po bëhet, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet mbi prag për rreth 20 vota.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat