Profesori e quan dëshpërim postimin e Ramës, ngreh dyshimin për ndikimin serb në Kosovë - Bota Sot
Profesori e quan dëshpërim postimin e Ramës, ngreh dyshimin për ndikimin serb në Kosovë

Aktuale

Profesori e quan dëshpërim postimin e Ramës, ngreh dyshimin për ndikimin serb në Kosovë

Nga: G.B Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:54
Harta e publikuar nga Rama

Profesori Florim Isufi, ka reaguar ndaj videos së publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku e paraqet Kosovën pjesë të Serbisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka quajtur këtë dëshpërim, duke thënë se përpos Ramës, ka edhe shumë të tjerë që në botime, libra, recensione, harta e të tjera, e paraqesin Kosovën pjesë të Serbisë, përcjell Bota sot.

Ai  ngreh dyshimin se a është aq e madhe influenca e inteligjencës serbe, sa që njerëzit të kryejnë punën e Serbisë komunitetit shqiptar.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dëshpërim!
Nuk është vetëm Edi ai i cili përmes hartave Kosovën e konsideron si territor të Serbisë. Ka edhe shumë të tjerë që përmes metodave të tilla Kosovën e konsiderojnë njëjtë, duke i bërë mediat serbe dhe ruse të shkruajnë si lajmë sensacional. Raste të tilla nën logon e qeverisë së Kosovës ka shumë. Ato kohën e fundit janë paraqitur përmes botimeve të veçanta, librave, recensioneve, redaktuarave, këshillëdhënësve, hartave në KQZ etj. Ngritët dyshimi, mos vallë influenca e inteligjencës serbe është aq e madhe sa që kjo kastë njerëzish me ose pa vetëdije kryejnë punën e Serbisë brenda komunitetit shqiptarë, duke bërë veprime tej mase antikombëtare dhe duke sjellë dëme të pa riparueshme Kosovës? Këto veprime mbesin përgjithmonë në histori dhe nuk mund të fshihen asnjëherë, ndërsa kasta e tillë do të jetë përgjithmonë në anën e erret të historisë.
F.I.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat