Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa u betua në kokën e fëmijëve që nuk ka ambicie për kryetar të LDK-së - Bota Sot
Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa u betua në kokën e fëmijëve që nuk ka ambicie për kryetar të LDK-së

Aktuale

Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa u betua në kokën e fëmijëve që nuk ka ambicie për kryetar të LDK-së

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 21:24
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur për Isa Mustafën, saktësisht për kohën kur sipas Sejdiut, Mustafa ka punuar krahas çështjeve financiare edhe në mobilizim të njerëzve kundër tij.

Ai tha se në lidhje me fjalët që qarkullonin për ambiciet e Isa Mustafës për tu bërë kryetar i LDK-së, ai e ka ftuar atë në kabinet dhe e ka pyetur, ndërsa Mustafa ishte betuar në kokën e fëmijëve të tij, se nuk kishte ambicie të tilla.

“Mustafa ka punuar në çështjen e financave, por se ka punuar në një kohë në diçka tjetër unë nuk e kam hetuar. Atë njeri e kam thirr tri herë në kabinetin tim për fjalët se mund të ketë ambicie të drejtpërdrejtë. Është betuar në kokën e fëmijëve të vet që nuk është i interesuar. Problemi është që është udhëheqë nga ai që i ka mobilizuar kundër meje. Është një orkestër që është bërë edhe nga struktura jashtë parisë dhe parti tjera. Ka qenë edhe ofanziva e madhe edhe e komunikimit publik”, tha Sejdiu. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat