Haradinaj: Do të bëjmë çmos për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Aktuale

Haradinaj: Do të bëjmë çmos për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Sipas nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës, Nasim Haradinajt, qëllimi i Gjykatës Speciale është ulja dhe denigrimi i vlerave të luftës. Prandaj ai e sheh si të domosdoshme zhbërjen e kësaj gjykate, e cila siç thotë ai është krijuar nga vija ruse me mbështetjen e Serbisë dhe i ngjan një gjykate të Millosheviqit.

“Gjykata Speciale është krijuar nga vija ruse me mbështetje të Serbisë dhe aprovuar nga deputetët tanë. Ftesat e Gjykatës Speciale i ngjajnë ftesës së Rrahman Morinës dhe Isuf Karakushit, e gjykata i ngjanë një gjykate të Millosheviqit. Do të bëjmë çmos për ta zhbërë Gjykatën Speciale“.

Haradinaj thotë se e pret një ftesë nga kjo Gjykatë, pasi siç thotë ai vetëm ata që nuk kanë qenë në UÇK nuk do të ftohen.

 “Nuk befasohem nëse ftohem nga Gjykata Speciale. Qëllimi i Gjykatës Speciale është ulja dhe denigrimi i vlerave të luftës. Gjykata ka qëllim ta barazoj agresorin me viktimën. Gjykata gjykon vetëm pjesën shqiptare. Ata që nuk kanë qenë në UÇK nuk do të ftohen “, tha nënkryetari i OVL-UÇK-së.

Haradinaj vlerëson se duhet të kriminalizohen edhe shtetet që na kanë ndihmuar, nëse kriminalizohet Kosova.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur resurse për të bërë gjenocid. Nëse UCK po synon të kriminalizohet atëherë duhet të kriminalizohet edhe 27 shtetet që na kanë ndihmuar “, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat