Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti inkuadrimin në Bashkimin Evropian dhe Bashkimin Kombëtar e ka lidh pikërisht më idenë për kombin të të madhin Ukshin Hoti i cili ka thënë se Bashkimi Kombëtar duhet dhe do të ndodh një ditë.
Sipas tij, intelektuali i njohur shqiptar, i cili ende konsiderohet i zhdukur është teoricieni më i mirë që shqiptarët kanë pasur në shekullin 20.
“Inkuadrimi në Bashkimin Evropian varet prej neve por edhe bashkimi kombëtar varet prej neve, unë e shoh popullin si faktorin kryesor për të gjitha gjërat e mëdha e të vogla që i duam e na duhen. Konkretisht ne e përfaqësojmë tezen e profesorit Ukshin Hoti i cili edhe 20 vite pas mbarimit të luftës vazhdon të jetë i pagjetur dhe nuk e dimë a është i gjallë apo jo edhe nëse është nuk e dimë varrin e tij. Ai është teoricieni më i mirë që kemi pas në si shqiptarë në shekullin 20” ka thënë Kurti në një intervistë dhënë mediave në Shqipëri, përcjell Bota Sot.