E paralajmërojnë Kurtin: Kujdes se tashmë je futur në lojë…

Aktuale

E paralajmërojnë Kurtin: Kujdes se tashmë je futur në lojë…

Nga: V.R Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 20:55
Albin Kurti

Aktivisti i çështjes kombëtare, Uk Lushi, nëpërmjet një deklarate publike ka thënë se Albin Kurti, tash, do të hyjë në fushë ku luhet loja e vërtet. Në lojë që fjalët nuk ndihmojnë shumë.

Sipas Lushit, Kurti duhet të bashkëluaj me të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht simpative dhe antipative.

Postimi plotë:

Albin Kurti, tash, do të hyjë në fushë ku luhet loja e vërtetë. Në fushë fjalët nuk ndihmojnë shumë. Albin Kurti në fushë duhet të bashkëluaj me të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht simpative apo antipative të tij.

Albin Kurti si lojtar i ri në fushë nuk mundet të nxjerrë apo fusë në lojë lojtarë. As Hashim Thaçin.

Ne--elektorati--, sistemi ynë demokratik dhe interesat shqiptare i zgjedhim lojtarët, jo (vetëm) Kurti.

Për më me rëndësi, Albin Kurti duhet dhe do të luaj sipas rregullave, që nuk përcaktohen vetëm nga shqiptarët, porse edhe nga lojtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në lojë. Albin Kurti duhet të përqendrohet në kontribut dhe bashkëlojë. Topi nuk mund dhe nuk do të jetë veç te ai gjatë gjithë kohës.

Driblingjet individuale të Kurtit apo kujtdo tjetër do të na kushtojnë, prandaj Kryeministri Kurti duhet të sillet dhe luaj si kryministër i mençur dhe ekipor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat