Spiunët e sapoemëruar mbyllin llogaritë në Facebook

Aktuale

Spiunët e sapoemëruar mbyllin llogaritë në Facebook

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:56
Kreshnik Gashi dhe Burim Ramadani

Kreshnik Gashi dhe Burim Ramadani, të sapoemëruarit në postet drejtuese në Agjencinë Kosovare të Intelegjencën, kanë mbylluar llogaritë e tyre në rrjetet sociale, dhe kjo sipas të gjitha të gjasave vjen pas detyrës së re që iu dha.

Ditë më parë Kryeministri në largim Ramush Haradinaj me bashkërendim me Presidentin Thaçi ka emëruar drejtorin dhe inspektorit e përgjithshëm të AKI’së, ku këto detyra iu dhanë Kreshnik Gashit si drejtor dhe Burim Ramadanit si inspektor.

Disa ditë pas këtij vendimi spiunët e sapoemëruar kanë mbylluar llogaritë e tyre në Facebook, ku me një kërkim të thjeshtë në këtë rrjet social, e vëren se nuk ekzistojnë profilet e tyre më, edhe pse ishin mjaft aktiv në Facebook më parë.

Ndoshta që ata janë këshilluar kështu nga Agjencia Kosovare e Intelegjensës, duke njohur rregullar strike të saj.

Kujtojmë, që Kreshnik Gashi  njihet si ekspert në fusha të ndryshme, dhe ka shërbyer në poste të rëndësishme në Kosovë, si Zëvëndësdrejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës e Sekretar i MPJ’së. Ndërsa, Burim Ramadani ishte përfshirë në angazhimin në fusha të ndryshme, si në gazetari, institucione qeveritare, në Parlament, ligjërim universitar, publicistikë, konsulencë dhe shoqëri civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat