Thaçi do të vizitojë Thumanen

Aktuale

Thaçi do të vizitojë Thumanen

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:22
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur për vizitë në Shqipëri, për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti.

Eskorta e presidentit Thaçi është parë më herët duke e kaluar tunelin e Kalimashit.

Ai së pari do ta vizitojë Thumanen, e cila është zona më e prekur nga tërmeti i djeshëm që la të paktën 27 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

Bashkë me presidentin Thaçi është edhe komandanti i FSK, Rrahman Rama.

Ndryshe, Shqipëria dje është goditur nga tërmet me fuqi 6.4 sipas shkallës Rihter, më i fuqishmi ky në 30 vjetët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat