Pamje pas tërmeti, kjo familje kërkon ndihmë prej shqiptarëve të Kosovës

Aktuale

Pamje pas tërmeti, kjo familje kërkon ndihmë prej shqiptarëve të Kosovës

Nga: A.J. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:51
Foto shtepia e Jonida Toska

Jonida Toska bashkë më dy djemtë e saj dhe bashkëshortin kanë mbetur në gjendje të rëndë pas tërmetit që ka ndodhur në rrethin e Durrësit në Shqipëri. Familja katër anëtaresh jeton në fshatin Kupas rrethit Lushnjës dhe shtëpia pothuajse i është dëmtuar e tera.

Toska në një bisedë ekskluzive për “Bota Sot” ka kërkuar ndihmë nga të gjithë por veqanarisht nga populli i Kosovës, pasi siç i ka quajtur ajo Kosova ka zemër të madhe dhe din të ndihmoj.

“Neve kemi mbetur jashtë sepse nuk kemi guxim të kthehemi të kalojmë natën në shtëpinë që është para rrëzimit. Kërkoj ndihmë nga të gjithë e sidomos nga Kosova sepse na treguan se kanë zemër të madhe për ndihmë” ka thënë nena e dy djemve  njërit 10 vjeçar e tjetrit 12 vjeçar.

Jonida Toska ka len edhe numrin e saj në redaksi për të gjithë ata që duan të ndihmojnë atë në një mënyrë apo tjetrën.

“Kush dëshiron të na ndihmoj mundet sepse gjendja këtu është e keqe. Shtëpia nuk është rrezuar e tera por kush na jep guximin të futemi brenda. Ne kemi mbetur jashtë” ka thënë në një bisedë më telefon njëra nga banueset e Lushnjes, Jonida Toska.

Foto dëshmojnë gjendjen e shtëpisë se saj.

Kontakti i Jonida Toskes është ky: 0688869996 

Image
Image
foto
Image
Foto
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat