Profesori i statikës: Objektet e shkatërruara në Shqipëri kishin mungesë të hekurit

Aktuale

Profesori i statikës: Objektet e shkatërruara në Shqipëri kishin mungesë të hekurit

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 19:37
Hamdi Sylejmani

Shtëpi, blloqe banesore e hotele janë rrafshuar me tokë në Durrës dhe Thumanë duke lënë viktime, si pasojë e tërmetit 6.4 ballësh që goditi Shqipërinë. Mirëpo, objektet e shkatërruara po vlerësohet se nuk janë të ndërtuara sipas standardeve, duke pasur probleme me statikën e tyre.

Profesori i statikës, Hamdi Sylejmani  ka deklaruara se sipas asaj që ndodhi në Shqipëri objektet e rrëzuara nuk kanë pasur hekur në mjaftueshëm, që do t’i forconin ato.

“Sipas pamjeve objektet janë shumë të hershme dhe nuk ka elemente që tregojnë ndërtimin me normativa të sotme. Mund të vërehet se askund nuk shihet asnjë shifër hekuri. Njëra prej elementeve është që me i pranu forcat, kur betoni nuk punon është hekuri. Nëse nuk ka ateherë cfarë do të kishim bë në pa kurriz. Rolin e hekurit me betonin e luan kurrizi tek ne”, ka thënë ai.

Sylejmani ka shtuar se nëse e shohim nga aspekti i standardeve që janë vendosur janë standarde të nivelit evropian, por interpretimet në aspektin ligjor nuk janë në nivelin e duhur.

“Mbikqyrjet e inspekcionet nuk janë në nivel, sepse do të duhet që nga fillimi e deri të fund që të mbikëqyrej punimi. Investitori për të kursyer e ndryshon largësinë ndërmjet ndërtimeve. Edhe ata që kontrollojnë nuk duhet të lejojnë këto ndërtime”, është shprehur Sylejmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat