Abazi: Si populli shqiptar nuk gjindet kund në botë

Aktuale

Abazi: Si populli shqiptar nuk gjindet kund në botë

Nga: V.R Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 21:47
Haki Abazi

Deputeti i sapo zgjedhur i Parlamentit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka shpreh mirënjohjen e tij të thellë për gjithçka që u bë mbas tragjedisë së ndodhur në Shqipëri.

Ai, ka falenderuar përzemërsisht të gjithë shqiptarët anë kënd ku ndodhen për gjithcka që dhanë që t’u dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Postimi plotë i Abazit:

Ju Falemnderit perzemersisht!

Te dashur miq, shoke, aktivistë, nena, baballare, gjyshe e gjysher, zonja e zotrinje, te gjithe bashke:

Sonte, si duket perfundimisht mund te Ju dergoj falenderimet me te mira e me te sinqerta per kurajon, per vullnetin dhe per kthjelltesine, per te bere ndryshimin e madh me vote. E keqja mori fund.

Ne menyre te qyteteruar e demokratike, ashtu siq une gjithemone kam pase edhe bindjen dhe besimin për popullin tone. Juve, kesaj radhe nuk ju ka mundur as lakmia e tjereve, as nuk ju ka perkulur varferia, as nuk ju eshte dridhur dora e as nuk keni lejuar qe nje grusht njerezish pa njerezi, disa faqezinje, disa snob, e nje dyzine pseudo quazipolitikanesh e pseudo gazetaresh t’ju trubullojne mendjen.

Po ju them nga zemra dhe nga mendja qe keni dhene provimin e nje populli qe nuk gjendet lehte as ne Evrope e as ne Amerike e aq me pak ne kontinentet tjera sot. Ne kohen kur racizmi , ksenofobia, lajmi i rrejshem, inatet egocentrike, manipulimet e oligarkeve, kleptokracia dhe format tjera te shthurrjes se demokracise po behen norma te pranueshme neper bote, ne Kosoven tone ndodhe ajo qe pak e besonin. Ndodhe qe me vote demokratike te flaket krimi dhe korrupcioni nga pushteti. Eshte model i papare, kur kane deshtuar Occupy Ëall Street, Gizi Park, Arab Spring, jane vrare 700 mije Sirian, është okupuar Krimea....nje ser faktoresh dhe elementë qe nuk u bene bashke per 20 vite, por ja qe u bene tani dhe me 6 Tetor 2019 ngadhnjeu vlera ngadhnjeu lajmi mire mbi te keqen, ngadhnjeu nje shanse e cila duhet shfrytezuar me menquri e besnikeri. Me 29 shtator 2018 u paralajmerua qe Kosova nuk duron me, me 6 tetor 2019 sovrani vulosi flakjen e krimit dhe korrupcionit.

Kjo sot qe keni krijuar me vote duhet jete krejt ndryshe nga ajo qe kemi pare deri sot, te vepruarit te zakonshem do të jap rezultate te njejta, nuk ka kohe për të zakonshmen dhe klishete. Sot e tutje është dhe duhet të jete krejt ndryshe. E drejte, te gjithe jemi brum i ketij populli, keshtu e thone, por pyetja kruciale eshte se ashtu siq krimi dhe korrupcioni kane emer dhe mbiemer, edhe suksesi, pervoja, shkathtesia ka emer e mbiemer. Krimi dhe korrupcioni eshte metoda per të mbajtur rrjetet te organizuara te interesve kriminale, ndersa suksesi eshte avancim i agjendes kombetare, shtetformuese dhe zhvillimore. Ne historine e re te kombeve ne jemi nder te vetmit qe nuk krijuam shtet deri sot. Gjate historise vrame vet me te miret per t’ju sherbyer interesave te dreqit dhe interesit personal. Akuzuan e shpiken lajme dikur ne vrima te gardhit e sot ne fjale, vesh pas veshi. Por trima me veten nuk u beme deri sot, vrame pas shpine, therrem pas shpine, lejuam qe te vriten njerezit e mire, lejuam qe me qindra mijera te largohen, tradhtuan voten per nje favor, e zhyten vendin ne krim e korrupcion, e kthyen Serbine ne tavoline pa kerkuar as edhe nje here falje per te gjitha krimet. Ata qe e Ben dhe qe ndihmuan e bashkevepruan nuk u denuan kurre deri tani. Edhe ata qe vrane nuk u denuan kurre, ata perfituar, u bene të pasur, u mbeshtollen, kthyen gezofin më motin, ndihmuan nipa e mbesa qe të lansohen neper struktura të secilit pushtet, mbledhen sa munden për vete, blene per djemte e vajzat e nipa e mbesa. Edhe sot keshtu duan...

A do te merr fund historia e shqiptareve pa shtet, e shtetit pa ligj, e ligjit favorizues per te fortin e diskriminues per te dobetin, a do te filloje nje epoke e re- e shtetesise me drejtesi kohezion shoqerore, me njerezit e rinje dhe me pervojat e reja, me meritokracine ne mendje? Ky eshte testi yne i pare, kjo eshte domosdoshmeria qe kerkon pune, vertetesi, pervoje, angazhim ekipor, vertet ekipor, nderlidhje e bashkepunim me seciilin qytetar per te realizuar jeten e dinjitetshme te cdo qytetari, për të bere shqiptaret me shtet ligjor!

Gjate gjithe fushates elektorale as edhe nje njeriu te vetem nuk i kam thene te votoje per mua, as nje njeriu nuk i kam thene qe duhet te mbaje ne mendje nurmin 8. Ju kam thene qe une jam numri 126 LVV dhe duhet votuar nurmin 1 Albin Kurtin. Vetëm keshtu hapet faqja e mundesisë për shtetin.

Asnje komisioner te vetem nuk e kam njohur, perkundrazi, dhe kam sygjeruar 6 vezhgues ne gjithe Kosovën, per te kontribuar ne listen e vezhguesve. Tregimi per procesin zgjedhor, fushatën, vezhguesit e komsioneret, listat e ngushta e te gjera, fushatat dhe antifushatat jane,interesat e nderlidhura, tregime te se kaluares tone shpresoj të mbetet. Pas realizimit te premtimeve te LVV dhe LDK qe do te reflektohen ne programin e qeverise, perpos qe ligji do te veproje e me kurre nuk do te kemi kete lojen e lojrave te pista ku deformohet vullneti i qytetatrit dhe votuesit por edhe njerezit vet do te turperohen sepse norma e shoqerise tone do te jete e nderit, e ballafaqimit direkt e perballe e jo pas shpine e me dredhi, hajni e dallavere.

Ju falemnderit te gjithe juve qe keni votuar me mendje te hapur e me dashuri per ndryshim ne vendin tonë e qe ju ka dhene energji edhe shume vendeve tjera, te gjithe ju qe keni votu LVV dhe listen e LVV e posaqerisht Ju falmenderit juve qe jeni kujdesur të gjeni numrin 8 ne mesin e asaj liste më shume njerez të mire e të mbarë.

Shqipëri, një natë para 28 Nëntor 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat